
Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës në datën 26 Maj miratoi publikimin e listës pjesore të kandidatëve për magjistratë (profili Gjyqtar) të dërguar nga KLGJ, pas verifikimit të pasurisë dhe figurës, të cilët do të pranohen në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2021 – 2022.
Kandidati për magjistrat profili Gjyqtar z. Albert Spahiu do të pranohet në Programin e Formimit Fillestar në vitin akademik 2022 – 2023, në Shkollën e Magjistraturës,
Shkolla e Magjistraturës është në pritje të vendimmarrjeve të tjera nga ana e dy Këshillave, për miratimin e kandidatëve të tjerë fitues, emrat e të cilëve do të publikohen në ditët në vijim.
