
SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PROVIMIT TË PRANIMIT PËR KANDIDATË PËR MAGJISTRATË DHE KANDIDATË PËR KËSHILLTARË DHE NDIHMËS LIGJOR PËR VITIN AKADEMIK
2020 – 2021
Njoftohen të gjithë të interesuarit, që kanë aplikuar për të konkurruar në provimin e pranimit për kandidatë për magjistratë dhe kandidatë për këshilltar dhe ndihmës ligjor, se:
Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, i mbledhur më datë 22 Maj 2020 vendosi:
Zhvillimin e provimit për vitin akademik 2020 – 2021 në datat:
- 26 qershor 2020 faza e parë e vlerësimit elektronik, ora 8.00 në ambientet e Pallatit të Koncerteve
- 29 qershor 2020 faza e dytë e testit profesional, ora 8.00 në ambientet e Pallatit të Koncerteve.
Konkurrentët fitues për kandidatë për magjistratë të Testit Profesional, që kanë arritur 60% të pikëve totale, të renditur në 75 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik.
Konkurrentët fitues për kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjor të Testit Profesional, që kanë arritur 50% të pikëve totale, të renditur në 25 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik.
Ky testim do të realizohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës përgjatë disa ditëve, të cilat do t’u bëhen me dije kandidatëve fitues pas shpalljes së rezultateve të fazës së dytë.
Konkurrentët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit.
Shkolla e Magjistraturës ka marrë të gjitha masat bazuar në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë mbi parandalimin e COVID – 19.
Për më tepër informacion vizitoni faqen tonë të internetit: www.magjistratura.edu.al
ose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës në adresën e email info@magjistratura.edu.al
Ju urojmë suksese!
TABELA 1
| NR | GJUHA ANGLEZE |
| 1. | Cambridge |
| 2. | IELTS |
| 3. | TOEFL Internet – Based Test (IBT) |
| 4. | TOEFL Paper – Based Test (ITP) |
| 5. | TOEIC |
| 6. | APTIS |
