Të nderuar!

Shkolla e Magjistraturës ka hartuar e Projekt Programin Tematik të Programit të Formimit Vazhdues për vitin akademik 2021-2022 [klikoni këtu për t’a shkarkuar].

Për të realizuar një proces sa më gjithpërfshirës dhe me qëllim përmirësimin dhe rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së gjyqtarëve, prokurorëve apo specialistëve të fushës në panelin e ekspertëve dhe lehtësuesve në aktivitetet trajnuese të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës, ju bën thirrje për të shprehur interesin tuaj për ekspertë, specialistë të fushës dhe lehtësues, sipas Projekt Programit Tematik të Programit të Formimit Vazhdues për vitin akademik 2021-2022 duke aplikuar nëpërmjet dërgimit të dokumentacionit të kërkuar bazuar në Aneksin 11 [klikoni këtu për t’a shkarkuar] të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, si dhe duke e shoqëruar aplikimin tuaj me Formularin e Aplikimit për ekspertë ose specialist të fushës [klikoni këtu për t’a shkarkuar] apo Formularin e Aplikimit për lehtësues [klikoni këtu për t’a shkarkuar].

Shkolla e Magjistraturës mirëpret shprehjet tuaja të interesit duke na i përcjellë në adresën elektronike info@magjistratura.edu.al ose duke na i dërguar në adresën zyrtare: Shkolla e Magjistraturës, Rruga “Ana Komnena”, godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë.

Ju faleminderit!

  

← Back to list