SHKOLLA E MAGJISTRATURËS

KËSHILLI DREJTUES

 

 

V E N D I M

Nr. 9, datë 28.1.2020

“PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 1, DATË 31.1.12017 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË BRENDSHME TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS”

 

Në mbështetje të neneve 263, 266 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, i mbledhur më datë 28.1.2020,

V E N D O S I:

1.      Të bëhen këto shtesa e ndryshime në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, të miratuar me Vendimin nr. 1, datë 31.1.2017:

1.      Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur IV “Vlerësimi me provimin përfundimtar të lëndës”, pas togfjalëshit “me shkrim”, të shtohet togfjalëshi “ose në mënyrë elektronike”.

2.      Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur V “Vlerësimi në vitin e dytë”, të shfuqizohet pika C) Tema.

3.    Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur V “Vlerësimi në vitin e dytë”, të ndryshohet   “Vlerësimi maksimal i vitit të dytë është 1200 pikë”.

4.      Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur VI “Provimi përfundimtar”, në pikën 1, pas togfjalëshit “Bëhet me shkrim”, të shtohet togfjalëshi “ose në mënyrë elektronike”

5.      Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur VI “Provimi përfundimtar”, në pikën 3, pas togfjalëshit “bëhet me shkrim”, të shtohet togfjalëshi “ose në mënyrë elektronike”.

6.      Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur VI “Provimi përfundimtar”, pika 4 të ndryshohet “Kohëzgjatja e provimit: në dy ditë me nga dy kazuse në secilën ditë”.

7.      Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur VI, pika 15 të ndryshohet si më poshtë:

“Vlerësimi total i të gjithë komponentëve të vitit të parë dhe të dytë bëhet me procesverbalin e përgatitur dhe të nënshkruar nga Komisioni i Vlerësimit dhe është shumatorja e:

                       a)     2250 pikëve të vitit të parë;

                       b)    1200 pikëve të vitit të dytë: dhe

                       c)     200 pikëve të provimit përfundimtar

Totali i vlerësimit të dy viteve të para është 3650 pikë.”                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                        8.      Në Aneksin 10, në pikën e nënrenditur VI, të shtohet pika 16 me përmbajtje “Ky vlerësim hyn në fuqi për vitin akademik 2020 – 2021”.

9.      Të ndryshojë Aneksi 12 “Për përgatitjen e model planit mësimor dhe programeve mësimore  të Formimit Fillestar”, bashkëngjitur.

10. Të shtohet Aneksi 12/1 “Për përgatitjen e model Planit Mësimor dhe Programeve Mësimore të Formimit Fillestar të kancelarëve”, bashkëngjitur.

2.      Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!

 

 

ZV. K R Y E T A R

OLSIAN ÇELA

 

← Back to list