
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për grupin e pozicioneve:
- Përgjegjës i Formimit Fillestar - Kategoria: III-a
- Përgjegjës i Formimit Vazhdues - Kategoria: III-a
Nuk ka kandidatë për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit.
Vëmendje!! Duke filluar nga data 16.02.2018, do të njoftohen nëpërmjet faqes së Shkollës së Magjistraturës, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë e ulët drejtuese, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.
