
SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
Lënda: Njoftim në përfundim të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur “Për pranim në shërbimin civil”, me kandidatë.
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” (i ndryshuar), për konkursin 1 (një) vend vakant Specialist i Projekteve në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, si më poshtë:
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist i Projekteve në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 21.2.2019, është: znj. Arlinda Muja. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidati plotëson kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar), Kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” (i ndryshuar), kjo procedurë mbyllet me 1 (një) kandidaturë të vlefshme që është:
- Arlinda Muja
Njoftojmë se, data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet konkurrimi do të shpallet pas datës 18.3.2019. Për të marrë këtë informacion, kandidati duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës ose ambientet e brendshme të Shkollës së Magjistraturës ose portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Kandidatura e mësipërme konsiderohet e vlefshme për këtë procedurë.
