
SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
Lënda: Njoftim për datën dhe orën e zhvillimit të intervistës me gojë pas procedurës për vlerësimin paraprak “Specialist i Projekteve në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, me kandidatë.
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; nenit 25 të kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”; si dhe kreu VII “Lëvizja paralele” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” njoftojmë përfundimin e procedurës për “Lëvizje paralele”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin Specialist i Projekteve në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, si më poshtë:
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist i Projekteve në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 31.5.2019, janë: znj. Jonida Dragoti dhe z. Rinald Pacara. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatët i plotësojnë kushtet për lëvizje paralele dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 2 (dy) kandidatura të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që është:
1) Znj. Jonida Dragoti
2) Z. Rinald Pacara
Njoftojmë se, intervista me gojë do të zhvillohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës, në dt.18.6.2019, ora 10:00.
Kandidatët e mësipërm konsiderohen të vlefshëm për këtë procedurë.
