Shkolla e Magjistraturës

Lënda: Njoftim për datën dhe orën zhvillimit të testimit dhe intervistës për procedurën “Pranim në shërbimin civil”, për konkursin “Specialist protokoll - arshivë”, me kandidatë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar; të Kreut IV “Pranim në shërbimin civil”; si dhe Kreu IV “Konkurrimi.”  të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive.”, i ndryshuar, njoftojmë përfundimin e procedurës për “Pranim në shërbimin civil”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin Specialist protokoll - arshivë”, si më poshtë: 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist protokoll - arshivë”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 21.5.2021, është: znj. Edesa Naqo. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, u konstatua se kandidati i plotëson kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV “Pranim në shërbimin civil”, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu IV “Konkurrimi.”, kjo procedurë mbyllet me 1 (një) kandidaturë të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që është:

1)      Znj. Edesa Naqo

Për sa më sipër, njoftojmë se:

-          vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 12.7.2021, ora 09:00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;

-          intervista me gojë do të zhvillohet në datën 12.7.2021, ora 12.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.

Kandidati i mësipërm konsiderohet i vlefshëm për këtë procedurë.

 

← Back to list