
Shkolla e Magjistraturës
Lënda: Njoftim për datën e intervistës së strukturuar me gojë “Për pranim në shërbimin civil”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, me kandidatë.
Në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, si më poshtë:
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, në datë 17.05.2018 u zhvillua testimi me shkrim pranë Shkollës së Magjistraturës, nga ku kandidaturat e kualifikuara janë:
- Altin Shano
- Arlinda Kruja
- Rinald Pacara
- Suada Shehu
Për sa më sipër, njoftojmë se:
- intervista me gojë do të zhvillohet në datën 18.05.2018, ora 12.00 ne mjediset e Shkollës së Magjistraturës.
Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.
