Shkolla e Magjistraturës 

Lënda: Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë “Për pranim në shërbimin civil”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, me kandidatë.

Në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, si më poshtë: 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 23.4.2018, është:  Z. Altin Shano, Znj. Arlinda Kruja, Z. Rinald Pacara, Znj. Suada Shehu. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatët i plotësojnë kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 4 (katër) kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:

  1. Altin Shano
  2. Arlinda Kruja
  3. Rinald Pacara
  4. Suada Shehu

Për sa më sipër, njoftojmë se:

-          vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 17.5.2018, ora 13:00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;

-          intervista me gojë do të zhvillohet vetëm me kandidatët, të cilët do të kualifikohen pas vlerësimit me shkrim. Njoftimi për datën dhe orën e intervistës me gojë do të shpallet pas datës 17.05.2018, në faqen zyrtare të internetit të Shkollës së Magjistraturës dhe në portalin “ Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.

← Back to list