Lënda: Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë “Për pranimin në shërbimin civil”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Specialist i Mirëmbajtjes së Teknologjisë së Informacionit”, me kandidatë. 

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist i Mirëmbajtjes së Teknologjisë së Informacionit”, si më poshtë:  

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist i Mirëmbajtjes së Teknologjisë së Informacionit”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 27.12.2024, janë znj. Adela Nako dhe z.Joni Malolli. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se këta kandidatë i plotësonin kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, kreu II “Pranimi në shërbimin civil” dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 2 (dy) kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:  

  1. Znj.Adela Nako
  2. Z.Joni Malolli

Për sa më sipër, njoftojmë se:

  • vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 24.1.2025, ora 09.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
  • intervista me gojë do të zhvillohet në datën 24.1.2025, ora 12.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.  

Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.

← Back to list