Shkolla e Magjistraturës 

Lënda: Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë “Për pranimin në shërbimin civil”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Sekretar shkencor për Formimin Vazhdues”, me kandidatë.

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Vazhdues”, ju njoftojmë si më poshtë: 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Vazhdues”, pranë Shkollës së Magjistraturës, kandidaturat që plotësonin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, do t’i nënshtrohen procedurës së:

-          vlerësimit me shkrim (testimit), më datë 4.5.2021, ora 09.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;

-          intervistës me gojë, më datë 4.5.2021, ora 12.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.

← Back to list