Lënda: Njoftim për datën e zhvillimit të intervistës me gojë për kandidaten e kualifikuar pas vlerësimit paraprak për shpalljen e vendeve vakante pranë Shkollës së Magjistraturës për procedurën “Lëvizje paralele” në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për 1 (një) vend vakant “Specialist i mirëmbajtjes së teknologjisë së informacionit”.

 

Në zbatim të nenit 25, Kreu V, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar; Kreut VII të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” njoftojmë përfundimin e procedurës për “Lëvizje paralele”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist i mirëmbajtjes së teknologjisë së informacionit”, si më poshtë:

 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist i mirëmbajtjes së teknologjisë së informacionit”, pranë Shkollës së Magjistraturës, kandidatura e paraqitur brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 28.7.2022, është: znj.Greta Dosti. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatja znj.Greta Dosti i plotëson kushtet për lëvizje paralele dhe në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 1(një) kandidaturë të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që është:

 

  1. Znj. Greta Dosti

 

Njoftojmë se, intervista me gojë do të zhvillohet në mjediset e Shkollës së Magjistraturësmë dt.11.8.2022, ora 10.00.

← Back to list