SHKOLLA E MAGJISTRATURËS 

Lënda: Njoftim për përfundimin e procedurës për vlerësimin paraprak “Lëvizje paralele”, për konkursin “Specialist i Burimeve Njerëzore në Sektorin e Shërbimeve, Burimeve Njerëzore dhe Teknologjisë së Informacionit”, me kandidatë.

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar; nenit 25 të kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”; si dhe kreu VII “Lëvizja paralele” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” njoftojmë përfundimin e procedurës për “Lëvizje paralele”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin Specialist i Burimeve Njerëzore në Sektorin e Shërbimeve, Burimeve Njerëzore dhe Teknologjisë së Informacionit”, si më poshtë: 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist i Burimeve Njerëzore në Sektorin e Shërbimeve, Burimeve Njerëzore dhe Teknologjisë së Informacionit”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 3.6.2019, është: znj. Liljana Zhllima. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatja i plotëson kushtet për lëvizje paralele dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 1 (nje) kandidaturë të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që është:

1)      Znj. Liljana Zhllima

Njoftojmë se, intervista me gojë do të zhvillohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës, në dt.18.6.2019, ora 12:00.

Kandidati i mësipërm konsiderohet i vlefshëm për këtë procedurë.
 

← Back to list