
Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës në datën 17 Maj, miratoi publikimin e listës pjesore të kandidatëve për magjistratë (profili Këshilltar Ligjor) të dërguar nga KLGJ, pas verifikimit të pasurisë dhe figurës, për vitin akademik 2021-2022.
Znj. Romina Elezi, profili Këshilltare Ligjore do të pranohet në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2022 – 2023, në Shkollën e Magjistraturës,
Shkolla e Magjistraturës është në pritje të vendimmarrjeve të tjera nga ana e dy Këshillave, për miratimin e kandidatëve të tjerë fitues, emrat e të cilëve do të publikohen në ditët në vijim.
