
SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
Këshilli Drejtues
NJOFTIM
Këshilli Drejtues i Shkollës se Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë shpall vakant një vend, Pedagog i Brendshëm në Shkollën e Magjistraturës. Për shkak të nevojave të sistemit të drejtësisë për magjistrat (gjyqtar, prokuror), Keshilli Drejtues vlerëson që kandidatët aplikant për vendin vakant të pedagogut të brendshëm të preferohen nga rradhët e profesionistëve të spikatur të fushës juridike, akademike etj.
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve fitues janë përcaktuar në nenin 264, të Ligjit nr. 115/2016 «Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë », si dhe në nenin 66 dhe Aneksin 11 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës:
Ligji parashikon se pedagogët e brendshëm zgjidhen nga radhët e juristëve më të shquar;
· me eksperiencë mbi 15-vjeçare si juristë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe
· me eksperiencë mësimdhënëse si pedagogë të brendshëm në sistemin universitar ose si pedagogë të jashtëm e të brendshëm në Shkollën e Magjistraturës, me eksperiencë mbi 10 vjet.
Aplikantët duhet të paraqesin pranë sekretarisë së Shkollës së Magjistraturës, kërkesën e tyre dhe dokumentat bashkëngjitur, brenda datës 27.10.2020.
Cdo aplikant duhet të marrë nga sekretaria e Shkollës, numrin e regjistrimit në protokoll të kërkesës për aplikim.
