NJOFTIM

Këshilli Drejtues i Shkollës se Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë ka shpallur me Vendimin nr 7, datë 28.01.2020, një vend vakant në pozicionin Pedagog i Brendshëm.

Kandidati aplikant duhet të vijë nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë, sipas parashikimeve të nenit 265, Pjesa IV, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe neneve 53 dhe 54 të Ligjit nr 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërsisë” .

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve magjistratë për poizicionin e pedagogut të brendshëm janë përcaktuar në nenin 264, të Ligjit nr. 115/2016 «Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë », si dhe në aneksin 11 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës:

Shkolla e Magjistraturës i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për nisjen e procedurave të komandimit, për kandidaturat që potësojnë kriteret specifike.

Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës

← Back to list