SHKOLLA E MAGJISTRATURËS

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE

 

Përgjegjës i Sektorit të  Finances- Lloji i diplomës "Shkenca Ekonomike". Niveli minimal i diplomës "Master Shkencor"

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

  1. Përgjegjës i Sektorit të Financës - Kategoria: III-a

     

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË ) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

22/09/2018

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE

27/09/2018

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

NGRITJE NË DETYRË


   Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

 

- Ndjek zbatimin në praktikë të buxhetit të shtetit në të gjithë zërat e miratuar.

- Bashkëpunon për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm të pasqyrave përkatëse, për hartimin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm.

- Ndjek dhe mban korrespondencën e nevojshme si dhe raportimet me Ministrinë e Financave, Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Degën e Bankës, Degën e Thesarit etj, për probleme të caktuara, kur i kërkohet.

- Bën rakordimin çdo muaj me Degën e Thesarit për planin dhe faktin e shpenzimeve dhe të ardhurave sipas zërave të buxhetit.

- Zbaton dhe ndjek urdhrat e brendshëm të Titullarit të institucionit dhe të Nëpunësit autorizues, kur i kërkohet për zbatim, për problemet financiare.

- Likuidon kontrata të ndryshme që lidhen me tenderat e zhvilluara në institucion. Gjithashtu ndjek dhe likuidon blerjet e vogla, duke kërkuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për këtë praktikë.

- Kontrollon dhe ndjek shpenzimet për pagat, sigurimet shoqërore, regjistrimet dhe deklarimet përkatëse në sistemin e tatimeve.

- Kontrollon dhe autorizon deklarimin online të sigurimeve shoqërore, shëndetësore, tatimit të pagave dhe tatimit në burim, për punonjësit dhe pedagogët e ekspertët e jashtëm.

- Përgjigjet për plotësimin e dokumentacionit financiar, kompletimin e tij dhe likuidimin me degën e thesarit, duke bërë të mundur likuidimin periodik të të gjitha shpenzimeve të institucionit.

- Përgatit urdhër-shpenzimet për pagesat e kryera nga institucioni.

- Kontrollon veprimet me magazinën, arkën si dhe inventarët e institucionit, në bashkëpunim me specialistin e financës.

- Kontrollon regjistrimin korrekt të dokumenteve në librat kontabël në softuerin e kontabilitetit.

- Nxjerr bilancin kontabël të institucionit, së bashku me pasqyrat dhe relacionin përkatës.

- Merr pjesë në komisionin për vlerësimin e inventarëve për nxjerrjen e tyre jashtë përdorimit.

- Zbaton dhe ndjek çdo detyrë tjetër të dhënë nga eprorët për probleme të veçanta.

1LËVIZJA PARALELE


Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil. 

1.1KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA


Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon: 
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-a ose III-a/1); 
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi; 
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushën Ekonomike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë; 
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion, preferohet në fushën e menaxhimit financiar ose te financave publike.
c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.

1.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT


Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; 
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 22/09/2018

1.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK


Në datën 24/09/2018 , Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Shkolla e Magjistraturës për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail). 

1.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA


Kandidatët do të testohen në lidhje me:

a-        Ligji Nr. 9228, datë 29.4.2004 «Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Fianciare », i ndryshuar.

i)       Ligji Nr. 10296, datë 08.06.2010 «Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin ».

ii)     Ligji Nr. 8438, datë 28.12.1998 «Për Tatimin mbi të Ardhurat », i ndryshuar.

iii)   Ligji Nr.9136, datë 11.9.2003 «Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë », i ndryshuar.

iv)   Ligji Nr.10383, datë 24.2.2011 « Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë », i ndryshuar.

v)      Ligji Nr.9975, datë 28.07.2008 «Për taksat kombëtare», i ndryshuar.

vi)   Manualin për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin.

b-        Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.

i)                   Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

ii)                 Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë”.

c-        Njohuritë mbi Ligjin  për Nëpunësin Civil (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore.

d-        Njohurite mbi Ligjin per Prokurimin Publik.

e-        Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

f-         Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

1.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE


Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT


Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

2NGRITJA NE DETYRE

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 07/10/2018. 


Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë. 

2.1KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA


Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë: 
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda njërës nga kategoritë  III-b, IV-a ose IV-b; 
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi; 
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë". 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushën Ekonomike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë; 
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion, preferohet në fushën e menaxhimit financiar ose te financave publike.
c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.

2.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; 
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës: 27/09/2018 

2.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK


Në datën 07/10/2018 , Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail). 

2.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA


Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

a-      Ligji Nr. 9228, datë 29.4.2004 «Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Fianciare », i ndryshuar.

i)       Ligji Nr. 10296, datë 08.06.2010 «Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin ».

ii)     Ligji Nr. 8438, datë 28.12.1998 «Për Tatimin mbi të Ardhurat », i ndryshuar.

iii)   Ligji Nr.9136, datë 11.9.2003 «Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë », i ndryshuar.

iv)   Ligji Nr.10383, datë 24.2.2011 « Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë », i ndryshuar.

v)      Ligji Nr.9975, datë 28.07.2008 «Për taksat kombëtare», i ndryshuar.

vi)   Manualin për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin.

b-        Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.

i)                   Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

ii)                 Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë”.

c-        Njohuritë mbi Ligjin  për Nëpunësin Civil (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore.

d-        Njohurite mbi Ligjin per Prokurimin Publik.

e-        Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

f-         Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.


Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. 

2.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE


Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë; 
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë. 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al” 

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

2.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT


Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. 

    Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen e Shkollës së Magjistraturës, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure: 
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak; 
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data: 07/10/2018 

 

 

← Back to list