Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, në datat 24 dhe 25 shkurt 2025, organizuan trajnimin me temë: “Zbatimi i jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut lidhur me çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, në Tiranë. 

Ky aktivitet trajnues u drejtua nga z. Darian Pavli, Gjyqtar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, z. Vangjel Kosta, Pedagog i Shkollës së Magjistraturës, z, Rudi METAJ, Jurist, Regjistri i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, znj. Elica Grdinich Rauch, Jurist, Regjistri i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Lorenco Acconciamessa, Ekspert, ish-jurist, Regjistri i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. 

Qëllimi i këtij trajnimi ishte: përmirësimi i njohurive për zbatimin praktik të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Gjykata, GJEDNJ) në sistemin e drejtësisë në vendin tonë, veçanërisht lidhur me nenin 5, 8 dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Trajnimi trajtoi tematika thelbësore si: hetimi i pasurisë, masat e sigurisë, sekuestrimi dhe konfiskimi parandalues, si dhe pranueshmëria dhe përdorimi i provave që rrjedhin nga masat e posaçme hetimore.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues,  morë pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të juridiksionit të përgjithshëm më datë 24 shkurt, dhe prokurorë të juridiksionit të posaçëm përkatësisht nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 25 shkurt.

← Kthehu te lista