Shkolla e Magjistraturës, më datë 24 shkurt 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: 

“1. Lidershipi si një pjesë të rëndësishme e zhvillimit dhe funksionimit të një komuniteti, shfaqet në forma të ndryshme dhe të ndikon në mënyrën se si një shoqëri organizohet, zhvillohet dhe përparon. Aspekte më të rëndësishme të lidershipit në shoqëri janë: Inspirimi dhe motivimi i individëve të shohin potencialin e tyre; Ndërtimi i ekuilibrit midis publikes dhe privates; Respekti për diversitetin e individëve dhe kulturave; Ndërtimi i besimit dhe integritetit për të mirën e përbashkët; Ndikimi pozitiv për të promovuar vlerat e drejtësisë dhe barazisë.

2.         Lidershipi në gjykatë dhe prokurori, thelbësor për funksionimin e drejtësisë në shoqëri. Lidershipi në gjykatë dhe prokurori luan një rol kyç në mbrojtjen e drejtësisë dhe sigurimin e respektimit të ligjit për të gjithë qytetarët. Lidershipi në gjykatë dhe prokurori shërben si model për standartet e integritetit dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë.

3.         Integriteti, kompetenca, pavarësia, transparenca dhe efikasiteti, si karakteristikat e një lidershipi të fortë në gjykatë dhe prokurori. Lidershipi duhet të jenë në gjendje të menaxhojë dhe drejtojë proceset gjyqësore dhe prokuroriale në mënyrë efikase dhe të sigurojë që drejtësia të bëhet në një kohë të arsyeshme", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Mariana Semini dhe Arben Isaraj

Lehtësues: Matilda Fetahu

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Lidershipi në institucionet e drejtësisë. 
  • Diskutim interaktiv: Lider lind apo bëhesh? Cilët janë faktorët që ndikojnë në formatimin e sjelljes së një lideri?
  • Karakteristikat e punës së liderit të suksesshëm.
  • Lidershipi dhe menaxhimi aftësitë dhe dallimet. Vendimmarrja kolegjiale dhe vendimmarrja individuale. 
  • Lideri dhe lidershipi. Roli i lidershipit në komunitetin e magjistratëve. Karakteristikat kryesore të lidershipit efektiv në magjistraturë. Sfida dhe mundësi për lidershipin në magjistraturë.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë, kancelarë dhe inspektorë të ILD-së, të Republikës së Shqipërisë.

← Kthehu te lista