Shkolla e Magjistraturës, më datë 25 shkurt 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Roli i ndihmës efektive të administratës gjyqësore në rritjen e eficiencës së kohës gjyqësor”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Vangjel Kosta dhe Markelian Koça 

Lehtësues: Aulona Hazbiu

Qëllimi i këtij trajnimi është: të rrisë eficiencën e kohës gjyqësore në tërësi, nëpërmjet identifikimit dhe zbatimit të mekanizmave të ndryshëm që përmirësojnë veprimtarinë gjyqësore dhe administrative. Pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi për optimizimin e punës, zvogëlimin e vonesave procedurale dhe rritjen e koordinimit mes aktorëve gjyqësorë, me qëllim përmirësimin e aksesit në drejtësi dhe rritjen e besueshmërisë së sistemit gjyqësor.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Menaxhimi eficient i kohës gjyqësore: planifikimi i seancave gjyqësore; koordinimi me palët në proces; caktimi i seancave gjyqësore me çështje të ngjashme; ndihma e administratës gjyqësore;
  • Roli i KLGJ-së në identifikimin dhe promovimin e mjeteve që rrisin eficiencën; masat e marra dhe ato që synohen nga KLGJ për rritjen e eficiencës;
  • Mekanizmat që rrisin eficiencën në gjykata; Përdorimi i inteligjencës artificiale, dobitë dhe risqet; Nënseksionet, specializimi i gjyqtarëve; nevoja për standardizim të vendimeve gjyqësore si mjet për rritjen eficiencës në gjykata përkundrejt pavarësisë së gjyqtarit.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, kancelarë dhe ndihmës ligjorë të Republikës së Shqipërisë.

Debat mbi pyetësorin mbi standartizimin e vendimeve gjyqësore

Shkarko Debat mbi pyetësorin mbi standartizimin e vendimeve gjyqësore (DOC)

← Kthehu te lista