Shkolla e Magjistraturës, më datat 27-28 janar 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues 2-ditor me temë “Kontrolli kushtetues incidental”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Sokol Sadushi, Sokol Berberi, Arta Vorpsi 

Lehtësues: Adrian Shega

Qëllimi i këtij trajnimi është: të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e gjyqtarëve për të ushtruar kontrollin konventor dhe kushtetues, sipas rastit në praktikë, nëpërmjet zbatimit të drejtpërdrejtë, interpretimit pajtues dhe vënies në lëvizje të kontrollit kushtetues incidental.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:

  • Ekuilibri i kontrollit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. 
  • Kufijtë dhe juridiksioni i gjykatave të juridiksionit të zakonshëm në çështjet e kushtetutshmërisë; juridiksioni i gjykatave kushtetuese në çështjet e ligjshmërisë.
  • Kontrolli kushtetues incidental, kushtet dhe kriteret.
  • Shqyrtimi i kërkesës së gjyqtarit për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit nga GJK: shqyrtimi në kolegj dhe kthimi për plotësim; kalimi në seancë dhe debati kontradiktor; ndryshimet ligjore dhe efekti pezullues për çështjet në gjykim që lidhen me zbatimin e ligjit të kundërshtuar.
  • Jurisprudenca e GJK si autoritet detyrues.
  • Përcaktimi i standardeve detyruese nga jurisprudenca e GJK.
  • Zbatimi i drejtpërdrejtë i jurisprudencës së GJK nga gjyqtari i juridiksionit të zakonshëm.
  • Efektet e vendimeve të GJK në përfundim të kontrollit incidental.
  • Kontrolli konventor dhe kushtetues nëpërmjet interpretimit pajtues nga gjyqtari i juridiksionit të zakonshëm .
  • Elementet dhe arsyetimi i balancuar.
  • Tendencat që hasen në praktikën gjyqësore.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.

QUIZ: https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/quiz-27-28-janar-2025/

← Kthehu te lista