
Shkolla e Magjistraturës, më datë 28 shkurt 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Shpronësimi në kuadër të interesit publik dhe kufijtë e mbrojtjes së të drejtës së pronësisë. Parimi i shpërblimit të drejtë”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspert: Sokol Ngresi
Lehtësues: Alda Sadiku
Qëllimi i këtij trajnimi është: Zhvillimi dhe përditësimi i njohurive mbi konceptet kushtetuese dhe ligjore për kufizimin e të drejtës së pronës në rastet e shpronësimit. Aftësimi i magjistratëve dhe pjesëmarrësve të tjerë të trajnimit, mbi aspektet e institutit të shpronësimit në kuadër të interesit publik.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Natyra juridike e shpronësimit për efekt të një interesi publik - Rëndësia dhe efektet e tij
- Koncepti i shpronësimit të ligjshëm për efekt të interes publik.
- Parimi i shpërblimit të drejtë.
- Aspekte të vlerësimit financiar të pronës së shpronësuar.
- Koncepti i shpronësimi faktik (shpronësimi indirekt).
- Mjetet juridike në raport me të drejtën e pronës dhe të drejtën për dëmshpërblim.
- Shpronësimi dhe legalizimi.
- Afati i parashkrimit të padisë. Momenti i lindjes së të drejtës së padisë administrative për kundërshtimin e vlerës së pronës, objekt shpronësimi.
- Perspektiva e gjykatave administrative dhe e Kolegjit Administrativ.
- Trajtimi i aspekteve praktike referuar jurisprudencës së gjykatave shqiptare dhe asaj të GJEDNJ-së në trajtimin e aspekteve të lidhura me institutin e shpronësimit për interes publik.
- Vështrim krahasimor me legjislacionin evropian dhe praktikën e gjykatave të huaja.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë këshilltarë ligjorë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.




