Në kuadër të vizitës së saj të punës në Shqipëri, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Z. Arben Rakipi, priti në një takim, Prof.Dr. Ines Haertel, anëtare e Gjykatës Federale Kushtetuese të Gjermanisë. Në takim ishin të pranishëm edhe z. Vangjel Kosta, pedagog përgjegjës për Programin e Formimit Vazhdues dhe z. Jan Maibom, sekretar i parë i Ambasadës së Gjermanisë në Shqipëri.

Gjatë takimit, znj. Haertel u njoh me funksionimin dhe rolin e Shkollës së Magjistraturës në sistemin e drejtësisë si dhe punën e realizuar në lidhje me rekrutimin dhe përgatitjen e magjistratëve të rinj ndër vite. Njëkohësisht, znj. Haertel u njoh edhe me programet e formimit profesional fillestar dhe të vazhduar dhe procesin e tyre të rishikimit dhe përmirësimit.

← Kthehu te lista