
Në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë e së Drejtës Evropiane si dhe me Akademinë e Drejtësisë së Kosovës, në datat 11 – 12 dhjetor 2023, Shkolla e Magjistraturës së Shqipërisë do të zhvillojë trajnimin e përbashkët me temë: “Hyrje në të Drejtën Penale Mjedisore të BE-së”.
Qëllimi i këtij seminari 1.5-ditor është t'u ofrojë pjesëmarrësve një prezantim me dispozitat kryesore të BE-së për luftimin e krimit mjedisor.
Seminari do të përqendrohet më shumë në Direktivën e BE-së për krimin mjedisor dhe rolin e institucioneve të ndryshme në këtë fushë të ligjit: organet e BE-së, GJED-ja dhe gjyqtarët kombëtarë. Pjesëmarrësit do të kuptojnë politikat e BE-së për krimin mjedisor, zbatimin e tyre në nivel kombëtar dhe implikimet e tij në punën prokuroriale, hetimore dhe gjyqësore. Seminari do të hedhë dritë mbi mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet ligjit penal, me fokus të veçantë në fusha të ndryshme të mbrojtjes së mjedisit, duke përfshirë trafikimin e kafshëve të egra, peshkimin ilegal, krimin e ujit dhe mbetjeve, krimin e kafshëve të egra dhe shpyllëzimin. Duke adresuar këto çështje, do të lehtësohet trajtimi i procedurave të ardhshme gjyqësore kombëtare në këtë fushë.
Paneli i ekspertëve të trajnimit përbëhet nga ekspertë ndërkombëtare të fushës së të drejtës mjedisore, si dhe ekspertë vendas nga Kosova dhe Shqipëria.
Temat kryesore që do të trajtohen në këtë aktivitet trajnues janë:
- Direktiva për krimin mjedisor
- Politika e BE-së për krimin mjedisor
- Ndikimi ekonomik dhe mjetet për të luftuar krimin mjedisor
- Roli i agjencive të BE-së
- Krimi mjedisor në lidhje me trafikimin e kafshëve të egra dhe peshkimin e paligjshëm
- Hetimi dhe ndjekja penale e krimit të ujërave dhe mbetjeve
- Roli gjyqtarëve kombëtarë
- Praktika gjyqësore e GJED-së
- Zbatimi dhe praktika gjyqësore kombëtare




