Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 

31 Mars 2023 aktivitetin me temë: 

“Argumenti ligjor në vendimet gjyqësore: llojet e argumenteve ligjore në gjykim (penale & civile); argumentet literale/tekstuale, sistematike, teleologjike dhe historike; dallimi midis llojeve të argumenteve; kultura juridike dhe prirjet praktike në përzgjedhjen e përcaktimin e argumenteve; llojet e argumenteve dhe arsyetimi bindës; argumentimi dhe siguria ligjore”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Sokol Berberi

Asim Vokshi

Lehtësues:

Sokol Pina

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Argumenti ligjor në sistemin dhe traditën tonë ligjore; justifikimi dhe legjitimiteti i argumenteve ligjore; llojet e argumenteve në gjykimin kushtetues
  • Justifikimi dhe legjitimiteti i argumenteve në gjykimin kushtetues; rast konkret për diskutim
  • Argumenti ligjor në vendimet e Gjykatës së Lartë: llojet e argumenteve sipas natyrës dhe fushës; prirjet praktike në përzgjedhjen e përcaktimin e argumenteve; argumentimi dhe siguria ligjore
  • Argumenti ligjor në vendimet e Gjykatës së Lartë: diskutim, rast konkret
  • Argumenti ligjor në vendimet gjyqësore të shkallës së parë dhe të apelit: prirjet praktike në përzgjedhjen e përcaktimin e argumenteve; standardet e argumentimit që duhet të respektohen nga gjykatat e faktit të evidentuara nga Gjykata e Lartë

Quiz: https://egg.al/quiz/qsm_quiz/trajnim31mars-1/

← Kthehu te lista