Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 

15 - 16 Mars 2023 aktivitetin me temë: 

“Gjykimi në mungesë. Dallimi i mungesës objektive nga mospjesëmarrja ose shmangia e gjykimit. Rëndësia e tyre në raport me rishikimin, neni 450 i Kodit të Procedurës Penale. Jurisprudenca vendase dhe e GJEDNJ-së. Rivendosja në afat e ankimit në rastin e gjykimit në mungesë.”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Sandër Simoni

Marsela Dervishi

Lehtësues:

Artur Prenga

Trajnimi fokusohet në standardet ndërkombëtare dhe praktikën e brendshme që ka trajtuar institutin e gjykimit në mungesë. Fokus kryesor i trajnimit do të jenë ndryshimet ligjore që ka pësuar K.Pr.Penale, reflektimi në to i standardeve më të mira, si dhe efektshmëria e zbatimit të tyre në praktikë. Nga ana metodologjike aktiviteti priret të ketë karakter interaktiv ku pjesëmarrësit do të trajtojnë raste konkrete dhe hipotetike.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Kushtet apo kriteret qe duhet të mbajë në konsideratë gjykata në momentin kur vendos zhvillimin e gjykimit në mungesë të pandehurit 
  • Realizimin e njoftimit për të pandehurin e paraburgosur/të lirë/ të fshehur apo të ikur/ që ndodhet jashtë shtetit (nenet 140-141-142 të KPP), duke synuar realizimin e një njoftimi efektiv, në vështrim të respektimit të garancive kushtetuese të të pandehurit
  • Pavlefshmëria e njoftimit dhe pasojat e saj, në lidhje me zhvillimin e gjykimit në mungesë të të pandehurit
  • Praktika gjyqësore shqiptare në lidhje me procedurën e njoftimit të të pandehurit, analizuar në vështrim të realizimit të një njoftimi efektiv
  • Standardet e Vendimeve te Gjykatës Kushtetuese në lidhje me detyrimin për njoftim të të pandehurit dhe rastet kur ai gjykohet në mungesë, dhe a garanton legjislacioni yne te drejten per tu rigjykuar sipas standardit nderkombetar
  • Përqasja më jurisprudencën e GJEDNJ, duke u fokusuar në diskutimin e  çështjes Xheraj kundër Shqipërisë; çështjes Shkalla kundër Shqipërisë, etj 
  • Ankimi i të pandehurit të gjykuar në mungesë dhe kërkesa për rivendosjen në afat/jurisprudenca e Gj.Kushtetuese dhe Vendimet Unifikuese te Gj.L.
  • Rastet e gjykimit në mungesë sipas nenit 352 të K.Pr.Penale dhe dallimi i tyre nga gjykimi në mungesë të vullnetshme të të pandehurit sipas nenit 351 të K.Pr.Penale. 
  • Gjykimi në mungesë në seancë paraprake. Reflektimi i ndryshimeve ligjore sipas ligjit Nr. 41/2021.
  • Kuptimi i gjykimit në mungesë mbi parimin e njohjes reciproke brenda kornizës ligjore të BE-së.
  • Kriteret e gjykimit në mungesë në kuadër të organziatës së kombëve të bashkuara. 
  • Njoftimi i të pandehurit.
  • Efektet e e vendimit të mosgjetjes së të pandehurit.
  • Shtrirja e efekteve të deklarimit te fshehjes dhe ndikimi i saj ne procedurën e njoftimit
  • Gjykimi pa pjesëmarrjen e të pandehurit sipas nenit 351 të K.Pr.Penale.
  • Gjykimi në mungesë i të pandehurit që i fshihet drejtësisë.
  • Pamundësia e ekstradimit kur i pandehuri ndodhet jashtë vendit.
  • Pezullimi i gjykimit.
  • Mjetet e ankimit kundër vendimit të dhënë në mungesë
  • Cilat janë rastet e gjykimit në mungesë të vullnetshme të të pandehurit? Cilat janë kriteret ligjore për formën dhe përmbajtjen e deklarimit të vullnetit për të mos marrë pjes ënë gjykim? Gjykimi i plotë dhe i pjesshëm në mungesë.
  • Gjykimi në mungesë i personit që nuk gjendet. Cilat janë rastet dhe procedura e njoftimit? 
  • Gjykimi në mungesë i personit që i fshihet drejtësisë. Standardet ndërkombëtare dhe kriteret e parashikuara nga ligji i brendshëm për të fshehurin nga drejtësia. Dallimi nga rastet kur personi nuk gjendet.
  • I pandehuri që ndodhet jashtë shtetit dhe ekstradimi i tij nuk është i mundur. Cila është procedura që duhet ndjekur nga gjykatat shqiptare? Rastet kur ekstradimi nuk është i mundur për shkak të kritereve ligjore dhe rastet kur ai pengohet për shkak të sjelljes së të pandehurit.
  • Gjykimi në mungesë brenda kornizës së BE. Standardet për gjykimin në mungesë sipas direktivës 2016/243 të Parlamentit Europian dhe Këshillit dhe Vendimit Kuadër të Këshillit 2009/299/JHA.
  • A mund të konsiderohet i njoftuar dhe mandej të gjykohet në mungesë i pandehuri që nuk është njoftuar drejtëpërdrejtë, por një familjar i afërm i të cilit (babai) ka marrë përsipër njoftimin? 
  • Cilat janë efektete e vendimit të mosgjetjes së të pandehurit?
  • A mundet i pandehuri të heqë dorë nga gjykimi, nëpërmjet fshehjes nga drejtësia, pa u njoftuar më parë për vetë gjykimin ndaj tij? Nëse i pandehuri nuk është njoftuar efektivisht për thirrjen në gjyq, a mund të thuhet se ai është i informuar për gjykimin ndaj tij? 
  • Në rastet kur i pandehuri i paraburgosur nme anë të një deklarate të lëshuar në IEVP deklaron se për arsye personale nuk dëshiron të marrë pjëse në gjykim dhe kërkon të përfaqësohet nga mbrojtës i cili nuk është i pajisur me akt përfaqësimi, a do të konsiderohet që i pandehuri heq dorë vullnetarisht nga gjykimi? A mund të vijojë gjykimi në mungesë sipas nenit 351? A mund të legjitimohet si mbrojtës, avokati i zgjedhur nga i pandehuri në deklaratën e mospjesmarrjes në gjykim?
  • Nëse ndaj të pandehurit është caktuar masa e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” masë me të cilën është njohur, dhe në momentin e gjykimit të çështjes rezulton të jetë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë, a mund të konsiderohet se po i fshihet drejtësisë apo duhet që gjykata të pezullojë gjykimin e çështjes ndaj tij?
  • A mund të pezullohet gjykimi për të pandehurin kur akuzohet për një vepër penale të kryer në bashkëpunim me një të pandehur tjetër i cili paraqitet në gjykim? Gjykimi pezullohet për të dy të pandehurit apo vetëm për të pandehurin që nuk ka dijeni?
  • Nëse nga ana e Gjyqtarit të seancës paraprake nuk është vendosur pezullimi i gjykimit edhe pse i pandehuri nuk rezulton të jetë njoftuar personalisht, a mundet të vendoset pezullimi i gjykimit nga gjykata e themelit? Nëse nga gjyqtari i seancës paraprake është pezulluar gjykimi për shkak të mosnjoftimit të të pandehurit, dhe pas kalimit të afatit një vjeçar të pezullimit dhe rifillimit të gjykimit të çështjes në seancaë paraprake, është vendosur dërgimi në gjyqë i çështjes në mnugesë të të pandehurit, a duhet që edhe gjykata e themelit të pezullojë gjykimin për një afat 1-vjeçar nëse nuk njoftohet personalisht i pandehuri? A zbatohet pezullimi i gjykimit për të akuzuarin në rastet e akuzave private, pra në rastet me viktimë akuzuese?
  • I pandehuri që i fshihet drejtësisë, a është kriter ndalues për pranimin e kërkesës për rishkim?

Quiz: https://egg.al/quiz/qsm_quiz/trajnim15mars/

← Kthehu te lista