Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë
3 - 4 Prill 2023 aktivitetin me temë: “Kodi i Etikës Gjyqësore në raport me Primet Themelore të Kombeve të Bashkuara, Rekomandimi CM/Rec (2010)12 i Komitetit të Ministrave të KE-së për gjyqtarët në lidhje me pavarësinë, eficencën dhe përgjegjësitë, Kartën Europiane mbi Statutin e Gjyqtarëve dhe memorandumin shpjegues të saj të përgatitur nga KE. Rekomandimet e Kievit të OSBE-së për pavarësinë e gjyqësorit në Europën Juglindore, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore (2010)”
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspertë ShM:
Perikli Zaharia
Brikena Lubonja
Lehtësues:
Irena Plaku
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Si kuptohet Kodi i Etikës?
- Si kuptohet Kodi i Sjelljes?
- Cili është ndryshimi konceptual midis Kodit të Etikës dhe Kodit të Sjelljes?
- Çfarë zgjidhje i është dhënë tek ne sistemimit të çështjeve të etikës dhe atyre të sjelljes së gjyqtarëve?
- Ku i gjejmë standardet europiane dhe ato ndërkombëtare të etikës së gjyqtarëve? Si janë zhvilluar këto standarde?
- Si kuptohen parimet morale që udhëheqin sjelljen ose veprimtarinë e gjyqtarit?
- Cilat janë gjashtë vlerat thelbësore që janë bërë të njohura ndërkombtarisht dhe që duhet të mbahen parasysh në respektimin e etikës dhe sjelljes së gjyqtarëve?
- Si kuptohet “integriteti” i gjyqtarëve?
- Si kuptohet parimi i paanshmërisë së gjyqtarëve mbështetur në Jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut?
- Si vlerësohet perceptimi i publikut mbi paanshmërinë? Çfarë rastesh ia vlejnë për t’u diskutuar?
- Çfarë standardesh zbatohen për të përcaktuar sjelljen profesionale të gjyqtarëve dhe atë jashtë veprimtarisë së tyre zyrtare?
- Si kuptohet liria e shprehjes së gjyqtarëve?
- Si kuptohen marrëdhëniet e gjyqtarëve me median?
- Si kuptohen marrëdhëniet midis gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ato midis gjyqtarëve dhe avokatëve?
- Si kuptohet parimi i pavarësisë gjyqësore sipas akteve ndërkombëtare?
- Si janë reflektuar standardet europiane dhe ndërkombëtare të etikës gjyqësore në legjislacionin e Shqipërisë?
