
Shkolla e Magjistraturës, më datat 3 dhe 4 tetor 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me tematikat: “Aspekte të drejtës materiale dhe procedurale në fushën e konkurrencës. Vlerësimi ekonomik dhe ligjor i praktikave në shkelje të konkurrencës. Diskutimi i rasteve praktike” dhe “Zbatimi i rregullave të konkurrencës për marrëveshjet midis ndërmarrjeve dhe pozitat dominuese. Përkufizimi i marrëveshjeve horizontale dhe vertikale, përkufizimi i tregut, sjelljet abuzuese. Diskutim i rasteve praktike.”
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Denar Biba, Enerjeta Shehaj
Qëllimi i këtij trajnimi ishte: t'i pajisë magjistratët me njohuri të thelluara mbi ligjin dhe politikat e konkurrencës, duke përfshirë mënyrat për të identifikuar dhe ndjekur shkeljet e konkurrencës së drejtë në treg. Trajnimi synon të rrisë aftësitë e tyre në zbatimin efektiv të ligjit, si dhe të përmirësojë aftësinë e tyre për të interpretuar çështjet komplekse ekonomike dhe juridike që lidhen me konkurrencën, për të siguruar mbrojtjen e tregjeve të lira dhe të ndershme.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Autoriteti i Konkurrencës; Kuadri ligjor, Veprimtaria e AK
- Abuzimi me pozitën dominuese në treg
- Sovranitetit i konsumatorit
- Marrëveshjet e ndaluara; Rasti përjashtimor i marrëveshjeve të ndaluara
- Procedura Hetimore; Detyrimi për informacion, Inspektimi në ndërmarrje, Inspektimi në mjedise të tjera, Sekuestrimi, E drejta e palëve për t’u dëgjuar
- Ankimi ndaj Vendimeve të Komisionit të Konkurrencës; Procedura Gjyqësore
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë kandidatë për magjistratë të vitit të tretë, gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.



