Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 3 Mars 2023 aktivitetin me temë
“Korrupsioni aktiv apo pasiv, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm. Veçori të hetimeve proaktive në luftën kundër tyre në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar. Metodika dhe teknika të hetimit të tyre dhe krimeve financiare rrjedhur nga korrupsioni. Prova e vetme në procesin penal në rastet praktike, rëndësia e saj dhe hetimi efektiv i veprave penale që lidhen me veprat penale të korrupsionit dhe çfarë rrjedhin prej tij. Krimi ekonomik dhe financiar nën këtë këndvështrim. Hetimi i tyre”
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspertë ShM:
Dhimitër Lara
Sotir Kllapi
Fokusi i trainimit, eshte nje trajtim i shkurter teorik veprave penale te korrupsionit, sipas Konventave Nderkombetare dhe Kodi Penal Aktual, si dhe zhvillimi i praktikës në këtë drejtim. Trajtimi teorik i disa koncepteve dhe dallimi i vepres penale me vepra te tjera do te shoqerohet me raste praktike. Prova e vetme ne procesin penal, rendesia e proves se vetme-thelbesore.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Prova e vetme ne procesin penal, çmuarja dhe rëndësia e saj. Raste nga praktika.
- Trajtim teorik i veprave penale te Korrupsionit, sipas Konventave dhe Kodit Penal. Dallimi i saj me veprat e tjera. Zhvillimi i praktikës gjyqësore në këtë drejtim. Handikapi i vlerës te vendosur me Ligjin Nr. 43/2021.
- Ligji njeh konceptin e çmuarjes se provave. A mund te kete çmuarje te provave kur kemi vetem nje prove? A mund te krijoje bindje gjykata vetem me nje te tille? Si ndikon nje prove e tille ne krijimin e bindjes se brendshme te gjyqtarit, ne rastin kur vepra penale kryhet me mendim kriminal, nepermjet premtimit apo ofrimit, apo kerkimit?
- Si eshte trajtuar fenomeni i korrupsionit nga Konventat Nderkombetare? Si jane adoptuar ato ne Kodin Penal te Republikes se Shqipërise? Si ka evoluar praktika? Si duhet te vijoje zbatimi i dispozitave ne kendveshtrim te ndryshimeve ligjore me Ligjin Nr. 43/2021.
