Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 10 Shkurt 2023 aktivitetin me temë 

“Kriteret formale në gjykimin administrativ ku gjykata nuk duhet të vijojë me shqyrtimin e mosmarrëveshjes.”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Elda Vrioni

Lehtësues ShM:

Enerjeta Shehaj

Marko Boshku

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Kushtet formale të padisë sipas dispozitave të ligjit nr.49/2012 për gjykimin e posaçëm administrativ. Specifikat e secilit prej tyre sipas ligjit dhe praktikës gjyqësore të deritanishme.
  • Tiparet e kushteve formale të padisë dhe natyra e vendimmarrjes për mospranimin e padisë. Çështjet e lindura për diskutim nga rastet e praktikës gjyqësore.
  • Shterimi i ankimit administrativ dhe afati i paraqitjes së padisë administrative si kushte të pranueshmërisë së çështjes, për zgjidhjen në meritë të mosmarrëveshjes.  Rëndësia e parashikimit të tyre sipas ligjeve specifike.
  • Aspektet procedurale të shqyrtimit nga gjykata të kushteve formale të padisë, faza e marrjes në analizë të tyre dhe barra e provës për verifikimin e mosplotësimit të kushteve formale.
  • Diskutime; kazuse dhe praktikë gjyqësore

Kushtet formale te padise

Shkarko Kushtet formale te padise (PPT)

← Kthehu te lista