Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 20-21 Shkurt 2023 aktivitetin me temë
“Lirimi me kusht. Kushtet e lejimit, kriteret ligjore që duhen përmbushur. Dënimi me burgim të përjetshëm dhe përllogaritjet e kohës së vuajtjes së dënimit. Periudha e sigurisë dhe lirimi me kusht. Përsëritja në krim, sjellja e të dënuarit në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe marrëdhënies autorë-viktimë si elemente thelbësore të raportit të vlerësimit të shërbimit të provës. Konkluzioni rreth “arritjes së qëllimit të dënimit” dhe roli i raportit të vlerësimit në procesin penal. Dallimet në zbatimin e Institutit të "Lirimit me kusht" ndaj të dënuarit madhor dhe të miturit në konflikt me ligjin. Zëvendësimi i pjesës së pakryer të dënimit si një risi në legjislacionin penal të drejtësisë për të mitur.”
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspertë ShM:
Tereza Merkaj
Florjan Kalaja
Lehtësues ShM:
Nertil Dushku
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Kuptimi i qëllimit të parashikimit të institutit të lirimit me kusht;
- Veprimi i ligjit penal që rregullon lirimin me kusht në kohë;
- Jurisprudenca e GJEDNJ dhe evolucioni i saj mbi lirimin me kusht;
- Analiza/trajtimi i kërkesave ligjore për zbatimin e L.K ndaj të dënuarit madhor sipas kuadrit ligjor penal ndërkombëtar K.P, K.P.rP, Ligjit 79/2020 dhe unifikimit të Gj.L.;
- Lirimi me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm;
- Dënimi me burgim të përjetshëm i pandryshueshëm dhe ndalesat ligjore kategorike të zbatimit të lirimit me kusht, këndvështrim historik, krahasimor dhe jurisprudencial;
- Uljet e dënimit sipas ligjit penitenciar për të dënuarit me burgim dhe ato me burgim të përjetshëm;
- Periudha dhe kohëzgjatja e kushtit sipas Vendimit Unifikues nr. 2/2015 dhe Ligjit nr. 79/2020;
- Periudha e sigurisë ligjore dhe gjyqësore;
- Raste të praktikës gjyqësore për diskutim/trajtim.
- Raste të praktikës gjyqësore të Lirimit me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm për diskutim/trajtim.
- Jurisprudenca e GJEDNJ-së lidhur me zbatimin e institutit të lirimit me kusht (Neni 3 dhe 7 i KEDNJ-së)
- Lirimi me kusht i te miturit ne konflikt me ligjin. Qëllimi që ndjek dhe specifikat që dikton;
- Tre parashikimet specifike të aplikimit të L.K. për të miturin ne konflikt me ligjin.
- Lirimi me kusht i te miturit ne konflikt me ligjin në vështrim krahasues me aplikimin e këtij instituti ndaj të dënuarit madhor;
- Analizë e një rasti të prakikës gjyqësore.
- Kompetenca e gjykatës për shqyrtimin e kërkesave të lirimit me kusht;
- Nisja e ekzekutimit të dënimit alternativ të lirimit me kusht;
- Procedura e gjykimit të lirimit me kusht në shkallë të parë, në gjykimin në apel dhe në Gjykimin në Gjykatën e Lartë;
- Revokimi automatik dhe diskrecionar i lirimit me kusht dhe ekuivalentimi i dënimit alternativ në dënim kryesor;
- Roli i viktimës së veprës penale në gjykimet e lirimit me kusht;
- Legjitimiteti aktiv për ushtrimin e ankimit të viktimës së veprës penale;
- Pozita procedurale e IEVP dhe SHP në gjykimet e lirimit me kusht dhe legjitimiteti aktiv i tyre për ushtrimin e ankimit;
- Lirimi me kusht në marrëveshjen Shqipëri – Mbretëri e Bashkuar të vitit 2021;
- Zëvëndësimi i pjesës së pa kryer të dënimit, Qëllimi dhe kriteret ligjore për zbatimin e këtij instituti;
- Legjitimiteti aktiv për paraqitjen e kërkesës;
- Procedura;
- Roli i Shërbimit të Provës dhe IEVP;
- Revokimi i vendimit për zëvëndësimin e pjesës së pakyer të dënimit.
Quiz: https://rb.gy/7ohb4h

