Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë

23 - 24 Mars 2023 aktivitetin me temë: 

“Mjetet e mbrojtjes në fazën e ekzekutimit të titullit ekzekutiv. Parashkrimi i dënimit administrativ me gjobë. Problemet e hasura në praktikën gjyqësore. Paditë në fazën e ekzekutimit të titullit ekzekutiv. Pavlefshmëria e titullit ekzekutiv.”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Dashamir Kore

Antonela Prendi

Lehtësues:

Anjeza Buzo

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Padia mbi pavlefshmerine e titullit ekzekutiv dhe dallimi i saj nga mjetet e tjera te mbrojtjes se debitorit gjate fazes se ekzekutimit. Karakteristikat procedurale te ketij gjykimi. Kompetenca per gjykimin e padise dhe problematikat ne lidhje me afatin e paraqitjes se padise.
  • Ndergjyqesia ne padine e pavlefshmerise se titullit ekzekutiv. Marredhenia e dorezanise gjate fazes se ekzekutimit dhe problematikat e hasuara ne praktiken gjyqesore.
  • Shkaqet e pavlefshmerise se titullit ekzekutiv. Vendimi gjyqesor titull ekzekutiv dhe shkaqet e vecanta te pavlefshmerise se tij. Dallimi mes institutit te rishikimit te vendimit gjyqesor dhe pavlefshmerise se vendimit gjyqesor si titull ekzekutiv.
  • Pezullimi i ekzekutimit te titullit ekzekutiv. Afatet e ankimit ndaj vendimmarrjeve te gjykates sipas nenit 609 te KPrC.
  • Prezantim i rasteve praktike ne lidhje me padine e pavlefshmerise se titullit ekzekutiv.
  • Gjykimi i ankimit ndaj veprimtarise ekzekutuese te permbaruesit. Karakteristikat procedurale te ketij gjykimi ne shkalle te pare dhe ne apel. Legjitimimi i paleve.
  • Prezantimi i rasteve praktike ne lidhje me ankimin kunder veprimeve permbarimore te paraqitura nga debitori, kreditori apo garantuesit e detyrimit.
  • Padia per kerkimin e sendit nga personi i trete sipas nenit 612 te KPrC.
  • Diskutimi i rasteve praktike dhe problemeve ligjore te hasura në lidhje me padine e kerkimit te sendit nga personi i trete gjate fazes se ekzekutimit.

← Kthehu te lista