Shkolla e Magjistraturës, me mbështetjen e projektit CEDI të Ambasadës Britanike në Tiranë, më datën 21 janar 2026, zhvilloi sesionin e tretë trajnues të modulit “Regjimi juridik i tatimit mbi fitimin dhe TVSH-së në Republikën e Shqipërisë”,  ku u trajtua tema: “Njohja me kuadrin ligjor shqiptar në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Lindja dhe kërkueshmëria, deklarimi, pagesa, përjashtimet dhe rimbursimi i TVSH. Problematikat në fushën e doganave - çmimet e referencës. Problematikat e hasura në praktikën gjyqësore lidhur me TVSH. Krahasime me direktivat e BE për TVSH dhe raste nga Gjykata Evropiane”, në Tiranë.

Ky aktivitet trajnues u drejtua nga: 

Ekspertë: Elda Vrioni dhe Genti Çani

Lehtësues: Gentian Marku

Qëllimi i këtij trajnimi është: Njohja me kuadrin ligjor shqiptar në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Lindja dhe kërkueshmëria, deklarimi, pagesa, përjashtimet dhe rimbursimi i TVSH. Problematikat e hasura në praktikën gjyqësore lidhur me TVSH. Krahasime me direktivat e BE për TVSH dhe raste nga Gjykata Evropiane

Ky aktivitet trajnues u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Vlerësime Doganor i Mallrave – Metodologjia; 
  • Raste të praktikes gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe gjykatave shqiptare.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.

Pyetësor pas trajnimit

Shkarko Pyetësor pas trajnimit (DOC)

← Kthehu te lista