
Shkolla e Magjistraturës, më datë 8, 9 dhe 10 tetor 2024, zhvillon aktivitetin trajnues me temë: “Paragjykimet dhe njëanshmëria e pavetëdijshme (konjitive) në gjykim: Paragjykimet dhe njëanshmëria e pavetëdijshme sipas studimeve neuro- psikologjike dhe epistemologjike, njohja dhe kuptimi; ndikimi i paragjykimeve të pavetëdijshme të magjistratit në vendimmarrje dhe vlerësimin e provave (ilustrim me raste praktike); mënyra për identifikimin e këtyre paragjykimeve dhe strategji për të parandaluar që ato të ndikojnë në vendimmarrjen gjyqësore/ të prokurorisë (me ushtrime praktike).”
Ky aktivitet drejtohet nga:
Ekspertë: Sokol Berberi, Arta Mandro
Lehtësues: Marta Bej
Qëllimi i këtij trajnimi është: të njohë pjesëmarrësit me studimet që tregojnë për ndikimin që kanë paragjykimet dhe njëanshmëria e pavetëdijshme (konjitive) në gjykim, të ofrojë disa mjete dhe strategji për identifikimin e tyre dhe për parandalimin e ndikimit të këtyre paragjykimeve në vendimmarrjet gjyqësore, duke nxitur vetë reflektimin dhe vetëdijen e magjistratit.
Trajnimi do të realizohet duke ndërthurur prezantimet (deri në 20 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimorë- pyetje përgjigje) dhe ushtrimeve me raste dhe kazuse praktike & kuize.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si:
- Njëanshmëria dhe paragjykimet diskriminuese të pavetëdijshme që ndikojnë në vendimmarrjen gjyqësore/ të prokurorisë dhe gjykatës: raste praktike për diskutim.
- Paragjykimet dhe stereotipat përfshi ato të pavetëdijshme që shpien në diskriminim për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor;
- Ndikimi i tyre në vendimmarrje;
- Mënyra për identifikimin e këtyre paragjykimeve dhe për të parandaluar që ato të ndikojnë në zbatimin e ligjit;
- Ndikimi i paragjykimeve të pavetëdijshme në vendimmarrjet e magjistratit;
- mjete për identifikimin e këtyre paragjykimeve;
- strategji për të parandaluar që ato të ndikojnë në vendimmarrjen gjyqësore/ të prokurorisë;
- Paragjykimet dhe njëanshmëria e pavetëdijshme (konjitive) në vendimmarrje: paragjykimet dhe njëanshmëria e pavetëdijshme sipas studimeve neuro- psikologjike dhe epistemologjike, njohja dhe kuptimi.
Në këtë aktivitet trajnues janë ftuar të marrin pjesë kandidatë për magjistratë të vitit të tretë, inspektorë nga ILD, gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.



