Shkolla e Magjistraturës, më datë 23 prill 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë:“Përgjegjësia penale e personave juridikë. Elementët për evidentimin e kësaj lloj përgjegjësie penale, ndërthurja me përgjegjësinë penale të personit fizik, dënimi kryesor dhe dënimi plotësues. Kundërvajtja administrative dhe kundërvajtja penale. Elementët e tyre, ndërthurja mes gjykimit penal dhe atij administrativ. Efekti i gjykimit administrativ në gjykimin penal dhe atij administrativ në gjykimin penal".
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Sokol Pina, Gentian Hamiti
Lehtësuese: Lutfie Celami
Qëllimi i këtij trajnimi ishte:
- Evidentimi, analizimi dhe diskutimi i problematikave që lidhen me paqartësinë e parashikimeve ligjore;
- analizimi i jurisprudencës dhe problematikave të konstatuara;
- përmirësimi i aftësive teorike dhe praktike në trajtimin e rasteve.
Gjatë këtij aktiviteti u diskutuan dhe analizuan:
- Përgjegjësia penale e personit juridikë. Elementët për evidentimin e kësaj lloj përgjegjësie penale, ndërthurja me përgjegjësinë penale të personit fizik, dënimi kryesor dhe dënimi plotësues;
- kundërvajtja administrative dhe kundërvajtja penale. Elementët e tyre, ndërthurja me gjykimit penal dhe atij administrativ;
- paraqitja e rasteve te praktikes gjyqësore mbi trajtimin e përgjegjësisë së personave juridikë, kryesisht ajo e Gjykatës së Lartë.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.
