Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 6 - 7 Mars 2023 aktivitetin me temë: “Përgjegjësia penale e personit juridik rrjedhur nga veprat penale të veprimtarisë ekonomike dhe raporti logjik me përgjegjësinë penale të personit fizik për veprën penale të ndodhur. Përmbajtja e koncepteve “në emër e për dobi”, çështjet e dënimeve dhe praktika jonë gjyqësore. Dënimi penal dhe efikasiteti i tij i tërthortë përmbi personat fizikë. Mbyllja e veprimtarisë së personit fizik si dënim penal dhe ndikimi që ai ka përmbi riorganizimin e personit juridik nga të njëjtët përsosna fizikë”.

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

 

Ekspertë ShM:

Arben Rakipi

Jay Shapiro

Erjon Bani

 

Lehtësues SHM:

Lutfije Celami

 

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Argumentet pro  dhe kundër përgjegjësisë së personave juridikë
  • Elementët e përgjegjësisë penale të personave juridik sipas Konventave
  • Zbatimi i ligjit penal ndaj personave juridikë
  • Po në rastet kur një shoqëri tregtare kryen një vepër penale gjatë krijimit, por para regjistrimit (pa fituar personalitetin juridik), a mund të ngarkohen penalisht për veprën penale të kryer?
  • A mbajnë përgjegjësi penale sipërmarrjet individuale?
  • Kryerja e veprës penale në “dobi” të personit juridik
  • Kryerja e veprës penale për shkak të mungesës së kontrollit apo të mbikëqyrjes nga personi që drejton, përfaqëson dhe administron personin juridik.
  • Po për veprat penale të kryera nga persona fizikë, në dobi të personit juridik, të cilët nuk janë punonjës të personit juridik, as de jure dhe as de fakto, kush do të përgjigjet?

QUIZ : https://egg.al/quiz/qsm_quiz/trajnim7mars/

← Kthehu te lista