
Shkolla e Magjistraturës, më datë 13 maj 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: "Rëndësia e shpejtësisë në gjykimin gjyqësor për procedurat e prokurimit, shqyrtimi i vendimmarrjes së Komisionit të Prokurimit Publik, ndikimi në efiçencën e sistemit të prokurimit. Roli i APP në sistemin e prokurimit, llojet e vendimmarrjes dhe ndikimi i praktikës gjyqësore. Roli i specifikimeve teknike dhe kritereve për kualifikim në një procedurë prokurimi; Lidhja midis procedurave të prokurimit dhe zbatimit të kontratave respektive”.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Reida Kashta - Shahollari, Elda Vrioni
Lehtësues: Hazbi Balliu
Qëllimi i këtij trajnimi ishte:
- Të njohim rëndësinë e specifikimeve teknike në një procedurë prokurimi dhe ndikimin e tyre në zbatimin e kontratave;
- të njohim llojet e vendimmarrjeve administrative gjatë proceseve të prokurimeve;
- të identifikojmë kompetencat e gjykatave administrative sipas llojeve te vendimmarrjeve;
- të njohim praktikën gjyqësore lidhur me procedurat e prokurimeve publike dhe kontratave të lidhura në funksion të tyre dhe me rëndësinë e shpejtësisë së gjykimit të mosmarrëveshjeve në këtë fushë.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Roli i specifikimeve teknike dhe kritereve për kualifikim në një procedurë prokurimi, si dhe lidhja midis procedurave të prokurimit dhe zbatimit të kontratave respektive;
- rëndësia e shpejtësisë në gjykimin gjyqësor për procedurat e prokurimit, shqyrtimi i vendimmarrjes së Komisionit të Prokurimit Publik, ndikimi në efiçencën e sistemit të prokurimit;
- roli i APP në sistemin e prokurimit, llojet e vendimmarrjes dhe ndikimi i praktikës gjyqësore;
- gjykimet administrative të vendimmarrjeve në fushën e prokurimit publik, raste nga praktika gjyqësore.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.

Në linkun më poshtë gjeni quiz-in e trajnimit:
https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/legjislacioni-i-prokurimit/
