Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 8 - 9 Mars 2023 aktivitetin me temë 

“Standardet e provës në këndvështrim krahasues, mes procesit penal dhe civil”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Henrik Ligori

Dashamir Kore

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Standardi i provës në procesin civil.
  • Kuadri ligjor lidhur me efektet e ndërsjella të vendimeve civile dhe penale të formës së prerë. Pozimi i problemit dhe çështjet për debat.
  • Efektet e një fakti të provuar në gjykimin penal/ civil në një gjykim civil të mëpasshëm. 

Standardet e të provuarit – disa raste të GJEDNJ

  • Cili është qëllimi i një padie për shpërblim dëmi dhe a dallon me qëllimin e dënimit penal, për një krim që përbën edhe fakt të paligjshëm civil?
  • Rregullat e provës në procedurën civile, normojnë ndonjë standard që duhet arritur që pretendimi i njërës prej palëve të quhet i provuar?
  • Shfajësimi nga akuza penale,  a e privon viktimën nga e drejta për të kërkuar shpërblim dëmi, mbi bazën e rregullave të procedurës civile? A do të përbënte kjo një kufizim arbitrar dhe shpërpjestimor të së drejtës për aksces në gjykatë, sipas nenit 6.1 të Konventës?
  • Po pranimi i padisë civile për shpërblim dëmi, në rastin e rrëzimit të një akuze penale, a nuk përbën një shkak të mjaftueshëm që i padituri “të prezumohet fajtor”, në kundërshtimin me parashikimin e nenit 6.2 të Konventës?
  • Një fakt i provuar në një proces penal, a duhet provuar më vete në një proces civil?
  • Një fakt i provuar në një proces civil, a duhet provuar më vete në një proces civil të mëvonshëm?
  • Si ka evoluar standardi tej çdo dyshimi të arsyeshëm sipas GJEDNJ-së?

 

← Kthehu te lista