Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë
26 Qershor aktivitetin trajnues me temë:
“Trafikimi i qenieve njerëzore, personave të rritur dhe të mitur. Kuadri ligjor ndërkombëtar e kombëtar i zbatueshëm dhe format e kryerjes së krimit të trafikimit. Metodat, teknikat e posaçme në kryerjen e hetimeve të trafikimit dhe instrumentet e ndihmës së ndërsjellë juridike në funksion të hetimit. Specifikat e intervistimit të të miturit, viktimë e trafikimit”
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
- Znj. Arta Mandro, eksperte.
- Znj. Tereza Merkaj, eksperte.
- Znj. Eliora Elezi, lehtesuese.
Qëllimi i këtij aktiviteti trajnues është njohja e natyrës së këtij krimi serioz, instrumentat e Këshillit Europian dhe të Bashkimit Europian (acqui communitaire ) në luftën kundër tij në një tablo krahasuese me të drejtën tonë vendase. Rëndësi të veçantë merr analiza e vlerësimit të pozitës së viktimave të veprës penale, arsyet dhe rrethanat e përfshirjes së tyre në veprimtari kriminale. Hetimi efikas dhe përdorimi i teknologjisë në gjurmimin e faktit dhe mbledhjen e provave shfaqet si një dosmosdoshmëri në luftën kundër trafikimit me të njëjtin intesitet sikundër ky i fundit zhvillohet.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Standardet ndërkombëtare lidhur me TQNJ dhe mbi vlerësimi i interesit më të lartë të fëmijës .
- Vlerësimi i interesit më të lartë të fëmijës. ILF - parim bazë ne veprat penale te TQNJ.
- Koncepti i “trafikimit të viktimës së mitur” dhe trajtimi i vendimit njehsues nr.217/2022 te Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për identifikimin e formave të trafikimit të qënieve njerëzore në faktet penale.
- Intervistimi i të miturit viktimë në procesin penal dhe specifikat e procesit të pyetjes në varësi të moshës së miturisë. Rregullat bazë për intervistimin e të miturit në proçesin penal.
- Trajtimi i të miturit viktimë përgjatë proçesit penal, përgatitja e të miturit për intervistim dhe fazat e ketij procesi.
- Kuadri ligjor kombëtar mbi trafikimin e qënieve njerëzore. Koncepti i “trafikimit të qënies njerëzore”.Format e kryerjes së krimit të trafikimit të qënieve njerëzore.
- Metodat, teknikat e posaçme ne kryerjen e hetimeve te trafikimit dhe instrumentat e ndihmës së ndërsjelltë juridike në funksion të hetimit.
- Trajtimi i cështjeve të trafikimit të qënieve njerëzore nga praktika gjyqësore.
- Sa i njihni dhe si i zbatoni instrumentet ndërkombëtare lidhur me TQNJ në veprimtarinë tuaj?
- Cfarë vështirësish keni?A keni vështirësi në kuptimin e parimit te ILF dhe te atyre drejtesise miqesore per te mitur? Cfarë përfshijnë këto?
- Cilat janë veçoritë e normave që garantojnë të drejtat e fëmijëve në cështjet e TQNJ?
- Si e kuptoni: Të njohim fëmijën. Te kuptojme femijen. Kjo eshte fillimi dhe baza e gjithshkaje. Vendose femijen ne qender. Ec krah per krah me femijen.
- Si duhet ta kuptojmë shprehjen ‘një mbrojtje e veçantë’ në dinamikën e aktualitetit dhe të zhvillimit të të miturit? Kujdes: Garantimi i të drejtave të fëmijëve në procesin penal është një cështje dinamike dhe në zhvillim. [Komenti i Përgjithshëm Nr. 24 (2019) i Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve “Të drejtat e fëmijëve në drejtësinë për të mitur”, (zëvendësoi KP 10 të 2007)].
- A mund të jetë “trafikimi i të miturve” në rrethana lehtësuese, në rast pëlqimi të të miturit?
- Ku ndryshon “trafikimi i të miturit” me veprën penale të parashikuar nga neni 128/b paragrafi i dytë i K.P?
- Po me vepren penale të parashikuar nga neni 114/2 i K.P, “Shfrytezimi i prostitucionit, i kryer me te mitur, ne rrethana cilesuese?
Quiz: https://egg.al/quiz/qsm_quiz/formulari-i-trajnimit-26qershor/
