Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 23-24 Shkurt 2023 aktivitetin me temë
“Veprat penale në fushën e tatimeve. Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet si dhe hetimi pasuror për çështjet që lidhen me to. Hetimet e policisë gjyqësore në tatime dhe referimi prej tyre i veprës penale. Marrëdhëniet prokuror- tatime-ILDKP. Pastrimi i parave që rrjedh nga evazioni fiskal. Fillimi i hetimeve kryesisht si rezultat i pasurive të pajustifikuara.”
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspertë ShM:
Amarildo Laçi
Ornela Rrumbullaku
Lehtësues ShM:
Florian Boriçi
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Fshehja e të ardhurave dhe format e shfaqjes së saj në praktikën gjyqësore.
- Skemat e evazionit fiskal dhe fshehjes së të ardhurave.
- Vepra penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Probleme kuptimore dhe interpretuese të normës. Paaftësia paguese dhe provimi i saj.
- Jurisprudenca e Gjykatës së Lartë lidhur me veprat penale në fushën e tatimeve dhe taksave.
- Probleme të zbatimit të parimit “Ne bis in idem” në procedimet paralele administrative dhe penale për të njëjtën shkelje. Praktika e GJEDNJ-së, gjykatave të huaja dhe Gjykatës tonë Kushtetuese.
- Hetimi pasuror dhe pastrimi i produkteve të veprave penale që lidhen me evazionin fiskal.
- Hetimet e policisë gjyqësore në tatime dhe referimi prej tyre i veprës penale. Marrëdhëniet prokuror-tatime-ILDKPKI. Fillimi i hetimeve kryesisht si rezultat i pasurive të pajustifikuara.
- Raste për diskutim nga praktika gjyqësore në lidhje me konkurrimin e veprave penale në fushën e tatim-taksave me vepra penale të tjera.
Quiz: https://cutt.ly/y8wFdCp
