
Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 27-28 Shkurt 2023 aktivitetin me temë
“Zbatimi i “Masave mjekësore dhe edukuese”, neni 46 i Kodit Penal. Kërkesa e prokurorit për caktimin e masave mjekësore ndaj personave të papërgjegjshëm sipas nenit 46 të Kodit Penal. Gjykata kompetente e shqyrtimit.”
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspertë ShM:
Amarildo Laçi
Genti Dokollari
Lehtësues ShM:
Sokol Pina
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Rastet e papërgjegjshmërisë për shkak të gjendjes mendore. Kuptimi i masave mjekësore që merren në këto raste. Nevoja e parashikimit edhe të masave të tjera të sigurisë (parandaluese, kuruese, edukuese) që mund të merren ndaj personave të papërgjegjshëm përpara ligjit, kohëzgjatja e tyre, periodiciteti i verifikimit dhe autoriteti që duhet t’i mbikëqyrë. Rasti i Shqipërisë i parë në aspekt krahasues me legjislacionet e disa vendeve evropiane.
- Problematikat të ndryshme që lidhen me caktimin dhe rivlerësimin e masave mjekësore pas ndryshimeve të KPP-së të vitit 2017.
- Praktika gjyqësore në shqyrtimin e çështjeve me objekt caktimin e masave mjekësore – një sfidë procedurale pas reformës së Kodit të Procedurës Penale të vitit 2017.
- Problemet e hasura gjatë ekzekutimit të masës mjekësore “Mjekim i detyrueshëm në një institucion mjekësor”
- Trajtimi i personave të papërgjegjshëm dhe jurisprudenca e GJEDNJ-së për Shqipërinë.
- Masat edukuese që merren ndaj të miturve. Kuptimi i tyre sipas legjislacionit shqiptar. Marrëveshjet ndërkombëtare që rregullojnë këtë fushë. Standardet e përgjithshme të zbatueshme. Sfidat e përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga aktet ndërkombëtare.
- Papërgjegjshmëria për shkak të moshës. Masat e mbrojtjes. Përjashtimi i të miturit nga dënimi.
- Roli i seksionit për të miturit në gjykimin e kërkesave për caktim mase edukuese dhe zbatimin e masave të shmangies.
- Prezantimi, masat edukuese, praktika gjyqësoreShkarko (PPT)
- Trajtimi i personave te papergjegjshem dhe jurisprudenca e GJEDNJ per ShqiperineShkarko (PPT)
- Problematikat të ndryshme që lidhen me caktimin dhe rivlerësimin e masave mjekësore pas ndryshimeve të KPP-së të vitit 2017Shkarko (PPT)
- Jurisprudenca kombëtare në lidhje me gjykimin e kërkesave per caktimin e M-mjekesoreShkarko (PPT)



