Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 1-2 Shkurt 2023 aktivitetin me temë

 “Kontrolli konventor dhe kushtetues nga gjyqtari i juridiksionit të zakonshëm: 

Roli i gjyqtarit të zakonshëm për zbatimin e drejtpërdrejtë të standardeve konventore dhe kushtetuese, të jurisprudencës së GJEDNJ-së dhe të GJK-së; autoriteti detyrues dhe bindës në jurisprudencën e GJEDNJ-së dhe të GJK-së; arsyetimi në vendimet gjyqësore dhe interpretimi pajtues; elementet dhe arsyetimi i balancuar; 

Kontrolli nëpërmjet interpretimit pajtues;

Kontrolli nëpërmjet vënies në lëvizje të gjykimit kushtetues; kushtet, kriteret dhe efektet e tij në garantimin e shtetit të së drejtës.”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Sokol Berberi

Ilir Toska

Lehtësues ShM:

Ardian Shega

Ky trajnim synon të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e gjyqtarëve për të ushtruar kontrollin konventor dhe kushtetues, sipas rastit në praktikë, nëpërmjet zbatimit të drejtpërdrejtë, interpretimit pajtues dhe vënies në lëvizje të kontrollit kushtetues indcidental.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • KEDNJ dhe jurisprudenca e GJEDNJ si autoritet detyrues
  • Përcaktimi i standardeve detyruese nga jurisprudenca e GJEDNJ
  • Zbatimi i drejtpërdrejtë i KEDNJ dhe jurisprudencës së GJEDNJ nga gjyqtari i juridiksionit të zakonshëm
  • Kontrolli kushtetues incidental, kushtet dhe kriteret
  • Efektet e vendimeve të GJK në përfundim të kontrollit incidental
  • Jurisprudenca e GJK si autoritet detyrues
  • Përcaktimi i standardeve detyruese nga jurisprudenca e GJK
  • Zbatimi i drejtpërdrejtë i jurisprudencës së GJK nga gjyqtari i juridiksionit të zakonshëm
  • Kontrolli kushtetues incidental, kushtet dhe kriteret
  • Efektet e vendimeve të GJK në përfundim të kontrollit incidental
  • Kontrolli konventor dhe kushtetues nëpërmjet interpretimit pajtues nga gjyqtari i juridiksionit të zakonshëm
  • Elementet dhe arsyetimi i balancuar
  • Tendencat që hasen në praktikën gjyqësore

 

Kuic: https://cutt.ly/a9MBlDB

Kuic: https://cutt.ly/f9MBcBh

Kuic: https://cutt.ly/t9MBQv5

← Kthehu te lista