Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 18 Janar 2023 aktivitetin me temë “Problematika të hasura në praktikën gjyqësore për zbatimin e Konventës së Hagës për Aspektet Civile të Rrëmbimit Ndërkombëtar të Fëmijës (E drejta familjare), 1980, ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 9446/2005.”.
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspertë ShM:
Arta Mandro
Aida Gugu
Lehtësues ShM:
Ardit Kuka
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Aspekte civile te rrembimit ndërkombëtar
- Kur zbatohet KH-28
- Cili është kuptimi i mbajtjes së padrejtë të fëmijës [neni 3a dhe b]
- Raporti i Konvetës me KEDNJ
- Vendime të GJEDNJ
Metodologjia e këtij aktiviteti bazohet në ndërthurjen e elementëve teorikë me rastet praktike.
