Shkolla e Magjistraturës, më datë 13 tetor 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Hetimi i drejtuar nga inteligjenca, ndërtimi i strategjisë hetimore dhe i çështjes penale. Intelligence-Led Policing: nga reagimi tek proaktiviteti -Ndërtimi i teorisë së çështjes Planifikimi strategjik i hetimit në bashkëpunim me prokurorin - Vendosja e prioriteteve në çështje të shumëfishta -Vizualizimi i rrjeteve kriminale dhe lidhja mes çështjeve (pa software, me metodë manuale dhe mjete operative) Analiza e elementëve të veprës penale si proces hetimor - Vlerësimi i informacionit sipas modelit 4x4 të Interpolit- Hetimi financiar si instrument universal - Ndërhyrja e seksionit në çështje komplekse dhe ndëragjenci  - Ndjekja e gjurmës dixhitale dhe financiare në çështjet e korrupsionit  - Ndërtimi i çështjes për gjykatë: nga prova tek argumenti juridik”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë. 
Ky aktivitet u drejtua nga: 
Ekspertë: Anita Jella, Enkeleda Millonai
Lehtësues: Adnan Hoxha
Qëllimi i këtij trajnimi është: Evidentimi i koncepteve në lidhje me hetimet e drejtuar nga inteligjenca. Mënyrat si informacioni analizohet, si ndërtohet strategjia e hetimit, si identifikohen boshllëqet dhe, mbi të gjitha, si ndërtohet një çështje që qëndron juridikisht dhe provueshmërisht përpara gjykatës. Në përfundim të këtij trajnimi duhet të kemi një mënyrë më të strukturuar të të menduarit për hetimin.
Metodologjia e trajnimit bazohet mbi ndërveprimin e pjesëmarrësve me rastet konkrete të paraqitura që lidhen me strategjinë hetimore, planet e veprimit, prioritetet në hetim.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Evidentimi i koncepteve në lidhje me hetimet e drejtuar nga inteligjenca.
  • Strategjia e hetimit, nga reagimi te proaktiviteti
  • Planifikimi strategjik i hetimit në bashkëpunim me prokurorin.
  • Prioritetet në hetim, Matrica Eisenhower dhe Metoda Moscow.
  • Vlerësimi i informacionit sipas modelit 4x4 të Interpolit.
  • Teoria e çështjes. Nga elementi juridik tek veprimi hetimor dhe prova.
  • Vlerësimi i informacioneve, gjurmët dixhitale, hetimi financiar

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.
 

https://forms.cloud.microsoft/e/EcSmNvGKqV
https://forms.cloud.microsoft/e/EcSmNvGKqV

← Kthehu te lista