Shkolla e Magjistraturës, më datë 12 Nëntor 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me Temë: “Mbrojtja e detyrueshme e të pandehurit, si standard kushtetues dhe konventor: kuptimi dhe zbatimi në praktikë i nenit 49 të Kodit të Procedurës Penale. Rastet e mbrojtjes së detyrueshme, pavarësisht vullnetit të të pandehurit lidhur me caktimin e një mbrojtësi. Shpërblimi i mbrojtësit të caktuar në rastet e mbrojtjes së detyrueshme. Rastet e zëvendësimit të mbrojtësit dhe pasojat ligjore. Mungesa e të pandehurit në proces dhe pasojat e saj”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë. 

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Arqilea Koça; Sotir Kllapi  

Lehtësues: Gentian Jahjolli 

Trajnimi synon përditësimin e njohurive në lidhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikën gjyqësore në lidhje me mbrojtjen e detyrueshme në procesin penal. Prezantimi i ndryshimeve ligjore në Kodin e Procedurës Penale. Rastet e mbrojtjes së detyrueshme, pavarësisht vullnetit të të pandehurit lidhur me caktimin e një mbrojtësi. Rastet e zëvendësimit të mbrojtësit dhe pasojat ligjore. Mungesa e të pandehurit në proces dhe pasojat e saj. Standardet e vendosura nga GJEDNJ në lidhje me të drejtën e mbrojtjes së të pandehurit. Standardet e vendosura nga Gykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë në lidhje me të drejtën e mbrojtjes së të pandehurit. Njësimi i praktikës gjyqësore në lidhje me mbrojtjen e detyrueshme sipas nenit 471/4 Kodit të Procedurës Penale.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet me diskutimet në grupe, argumentimi i zgjidhjeve, paraqitja e qëndrimeve dhe ballafaqimi me jurisprudencën në lidhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikën e brendshme që ka trajtuar institutin e mbrojtësit të të pandehurit në procesin penal. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Mbrojtja e të pandehurit: mbrojtja vetjake dhe mbrojtja teknike. Rastet e mbrojtjes së detyrueshme. Rregullat themelore lidhur me mbrojtjen e të pandehurit (të hetuarit). Praktika gjyqësore shqiptare në lidhje me të drejtën e mbrojtjes së detyrueshme dhe efektive.

  • Standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të pandehurit në procesin penal. Mbrojtja e të pandehurit brenda kornizës ligjore të BE-së. Praktika gjyqësore e GJEDNJ-së dhe praktika gjyqësore shqiptare në lidhje me të drejtën e mbrojtjes së detyrueshme dhe efektive.

  • Ndryshimet ligjore që ka pësuar Kodi i Procedurës Penale, reflektimi në to i standardeve më të mira, si dhe efektshmëria e zbatimit të tyre në praktikë. 

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.

← Kthehu te lista