
Me ftesë të Rrjetit Evropian për Trajnimet Gjyqësore, Shkolla e Magjistraturës u ftua të përfaqësohet në këtë aktivitet vjetor të rëndësishëm, që u zhvillua në datat 15-16 Qershor 2023. Shkolla u përfaqësua në këtë konference me Z. Sokol Berberi, pedagog përgjegjës për Programin e Formimit Fillestar. Aktiviteti u organizua dhe zhvillua në bashkëpunim me Akademinë e Trajnimit Gjyqësor të Suedisë dhe Shërbimit të Prokurorisë së Suedisë.
Gjatë aktivitetit u prezantua dhe miratua raporti vjetor i EJTN-së si dhe u bë një prezantim i sistemit gjyqësor dhe atij të trajnimeve në Suedi. Njëkohësisht, u përcaktua takimi i radhës që zhvillohet nën Presidencën Belge të Këshillit të Bashkimit Evropian.



