Në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën e Republikës së Francës u zhvillua në shkollë një aktivitet trajnues me tematikë programin e identifikimit balistik EvoFinder. Aktiviteti u organizua për kandidatët për magjistratë të vitit të dy të studimeve në Shkollë. 

Në aktivitetin trajnues mbajtën ligjëratat e tyre ekspertë francezë si Kolonel Lejtnant Pascal SEURRE, këshilltar për armët e kalibrit të lehtë dhe Z. Nicolas Chareyre, gjyqtar hetues pranë Gjykatës së Lionit, Francë. Njëkohësisht, në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të Ambasadës së Francës në Shqipëri, si z. Augustin Andres, i ngarkuar me çështje të sigurisë. 

Gjatë aktivitetit u trajtuan tematika të ndryshme të lidhura me programin e identifikimi balistik me interes për kandidatët për magjistratë si dhe u trajtuan raste praktike të ndryshme për konkretizimin e njohurive të prezantuara. 

← Kthehu te lista