
Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë
5-6 Qershor aktivitetin me temë:
“Gjykimi i shkurtuar dhe gjykimi me marrëveshje. Gjetjet/paqartësitë, interpretimet diverse të zbatimit në praktikën gjyqësore, kritereve ligjore të kërkimit dhe zhvillimit të procedurës së këtyre gjykimeve të posaçme, pas ndryshimeve të KPP-së me ligjin nr. 41/2021. Aplikimi i tyre tek i pandehuri dhe i mituri në konflikt me ligjin. Nevoja për trajtim, diskutim dhe interpretim të dispozitave të KPP-së që disiplinojnë garancitë e secilit në procesin penal”
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspertë ShM:
Tereza Merkaj
Anita Jella
Lehtësues:
Erlanda Agaj
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Gjykimi i shkurtuar si gjykim i posaçëm (kushtet, kriteret për aplikimin e tij, faza në të cilën mund të kërkohet); avantazhet dhe disavantazhet. Rastet praktike.
- Gjykimi me marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe caktimin e dënimit. Roli i prokurorit dhe i gjyqtarit. Përse nuk gjen përhapje të gjerë në praktikë?
- Debatet në Gjykatën e Lartë lidhur me institutin e gjykimit të shkurtuar; vendimmarrjet e gjykatës së lartë në rastet kur gjykimi i shkurtuar nuk duhej të ishte pranuar; duhej të ishte pranuar; gjykimi i shkurtuar në rastet e rishikimit; gjykimi i shkurtuar për të miturit që akuzohen për vepra që gjykohen me burgim të përjetshëm etj.Grumbullimi i mendimeve nga praktikuesit e së drejtës (gjyqtarë, prokurorë) lidhur me këto çështje të debatueshme.
- Cilat janë kushtet dhe kriteret që duhet të plotësohen për të aplikuar gjykimin e shkurtuar?
- Çfarë është gjykimi i shkurtuar për të pandehurin, e drejtë materiale, e drejtë proceduriale apo me karakter të përzier (materialo proceduriale)?
- Deri kur mund të kërkohet gjykimi i shkurtuar?
- Cilat janë problematikat praktike të gjykimit të shkurtuar me ndryshimet e pësuara në K.Pr.Penale në vitin 2017 dhe në vitin 2021?
- Cilat janë kushtet dhe kriteret për gjykimin me marrëveshje?
- Cili është roli i gjyqtarit dhe i prokurorit në këtë gjykim të posaçëm?
- Cilat janë përfitimet e këtij gjykimi?
- Si të shtojmë rastet praktike të gjykimit me marrëveshje?
- Cilat janë qëndrimet e gjykatave të faktit në rastet e diskutueshme të aspekteve të ndryshme të gjykimit të shkurtuar dhe si ka reaguar Gjykata e Lartë ndaj tyre? Nevoja për njehsim të aspekteve të ndryshme të gjykimit të shkurtuar.


