
Shkolla e Magjistraturës, më datat 8-9 Prill 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me tematikë pastrimin e parave dhe rikuperimin e aseteve, me mbështetjen e projektit të Bashkimit Evropian EU4Focal/IPA 2020, “Lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri nëpërmjet hetimeve penale dhe financiare”.
Aktiviteti trajnues u realizua me ekspertët e projektit hartues të manualit.
Qëllimet e trajnimit:
- Prezantimi i prokurorëve të Republikës me Manuali e ri të pastrimit të parave, i cili është projektuar dhe hartuar nga një grup pune ndërinstitucional i mbështetur nga projekti "Lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri nëpërmjet hetimit penal dhe financiar" (EU4FOCAL), financuar nga Komisioni Evropian. Përfaqësues me eksperiencë nga Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Agjencia e Inteligjencës Financiare, Ministria e Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës, kanë dhënë kontribute individuale dhe kolektive për të pasqyruar në manual veçoritë e legjislacionit shqiptar, si dhe nënvizojnë nevojat aktuale dhe të ardhshme të kapaciteteve hetimore të PP në Shqipëri.
- Kuptimi i manualit nga pjesëmarrësit por edhe më gjerë gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë jo si manual teorik por një dokument shumë praktik për tu përdorur nga magjistratët dhe oficerët e policisë gjyqësore që merren me krimet financiare dhe krimin e pastrimit të parave në punën e tyre të përditshme.
Gjatë aktiviteteve:
- Pjesëmarrësit u familjarizuan me kapitujt e ndryshëm të manualit si:
- Kapitulli 1 - konceptin dhe përkufizimin e PP sipas instrumenteve të ndryshme ndërkombëtare në fuqi (në nivel të Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian) dhe legjislacionit shqiptar;
- Kapitulli 2 – Rikuperimi i Aseteve;
- Kapitulli 3 dhe 4 – Hetimet Financiare dhe cështjet penale dhe procedurale penale;
- Kapitulli 5 – Bashkëpunimi ndërkombëtar në hetimet e PP dhe Rikuperimin e Aseteve.
Në aktivitetin trajnuese u përdorën metoda të kombinuara të prezantimit me power point, diskutimet e pyetjeve, prezantim shembujsh praktikë, etj. Në këtë trajnim morën pjesë prokurorë të niveleve të ndryshme të prokurorisë.







